Ish-përzgjedhësja e Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e femrave, Afërdita Fazilja, e ka vlerësuar si tinzar largimin e saj nga posti i selektores te Kosova.
Ajo në emisionin “Sporti Total” në Kohavision, ka thënë se kjo ngjarje, ia ka kujtuar masat e dhunshme të viteve të 90-ta.
“Mënyra tinxare që e kanë bërë në mbledhjet e orëve të vona, për mua ka qenë e papranueshme dhe është e papranueshme moralisht, për arsye se pa dashje ose me dashje, më janë kthyer ndjenjat e atyre shkarkimeve të cilat kanë ndodhur në vitet e 90-ta, kur kanë qenë masat e dhunshme dhe do të punoje gjithë ditën, dhe diku në emision të lajmeve, ta shohësh se je shkarkuar ose i gjithë ekipi është shkarkuar. Më vjen shumë keq pse ka ndodhur kështu. Jo vetëm për vete, më vjen keq prej lojtareve, shtabit, prej prindërve të lojtareve, sepse të themi të drejtën, në këtë rrugëtimin tim, në këtë drejtim, kanë një meritë të pazëvendësueshme vetë prindërit e vajzave”, ka thënë Fazlija.
-
FFK-ja hesht për akuzat e rënda të ish-selektores Fazlija
-
Fazlija: Ndaj nënkampiones së botës luajtëm me uniformë të meshkujve
-
Fazlija: Sfida kryesore do të jetë në Rumani, pezullimi i futbollistëve ishte i rëndë
-
Konferenca live e selektorit të Kosovës, Franco Foda
-
Shala: Çështja e Avdijajt për FFK-në është mbyllur prej një kohe të gjatë