Barcelona e nis stinorin e ri të Ligës së Kampionëve me kundërshtarin e njëjtë, me të cilin e përfundoi edicionin e kaluar në këtë garë.
Barcelona të martën mbrëma në "Camp Nou" do të presë Juventusin në xhiron e parë të fazës së grupeve të Championsit.
Pikërisht nga Juventusi, skuadra katalonjase ishte eliminuar në çerekfinale stinorin e kaluar. Pësoi 3:0 në ndeshjen e parë në udhëtim, ndërsa në ndeshjen e kthimit në shtëpi luajti pa gola. Juventusi më pas arriti deri në finale, ku u mposht nga Real Madridi me shifrat 4:1.
Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, thotë se i jep rëndësi të madhe stërvitjes, pavarësisht se cili kundërshtar është përballë. Barcelona këtë stinor nuk e nisi mirë, duke pësuar thellë 5:1 nga Real Madridi pas dy ndeshjeve të Superkupës së Spanjës. Mirëpo, në La Liga ka triumfuar në tri xhirot e para. Të shtunën triumfoi 5:0 në shtëpi ndaj rivalit lokal, Espanyolit... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.