Real Madridi e pret sot Barcelonën në Madrid me fillim nga ora 16:15, në përballjen e parë zyrtare mes tyre këtë stinor, në derbin që njihet si “El Clasico”.
Dy skuadrat në tetë ndeshjet e para në La Liga kanë fituar nga 22 pikë dhe kryesojnë renditjen. Barcelona ka goldallim më të mirë.
Të dyja në mesjavë barazuan në Ligën e Kampionëve. Derisa Real Madridi me barazimin ndaj Shakhtar Donetzkut siguroi kalimin në fazën nokaut, barazimi i Barcelonës me Interin me rezultatin 3:3, nënkupton praktikisht se Barça do të eliminohet për stinorin e dytë rresht në fazën e grupeve.
Në mars të këtij viti Barcelona kishte fituar 4:0 në “Bernabeu” ndaj Real Madridit.
Ishte fitorja e parë e Barcelonës në La Liga për tri vjet.
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka fituar vetëm dy nga gjashtë Clasicot që ka marrë pjesë si trajner. Ende nuk e ka mposhtur Barcelonën në Bernabeu.
Edhe
Real Madridi me “100 telashe” shpreson ta shtyjë festën e Barcelonës
“Ne do të luajmë si zakonisht. Barcelona është rivale e madhe dhe duhet të jemi në formën më të mirë”, tha trajneri i Realit, Carlo Ancelotti.
Barcelona në verë solli përforcime të shumta, ndëras më kryesorët ishte Robert Lewandowski që erdhi nga Bayern Muencheni, Ai ka shënuar 14 gola në 12 ndeshjet e para për klubin.
“Gjithmonë jam optimist dhe e shoh këtë ndeshje si mundësi të madhe për ne. Kemi lider të La Ligas dhe duam të vazhdojmë në këtë pozitë edhe pas të dielës”, ka thënë trajneri i Barcelonës, Xavi.