Pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona do të kërkojë të vazhdoj ecurinë e rezultateve pozitive edhe në La Liga.
Kampioni spanjoll prite të ketë punë të vështirë në shtëpi përballë Real Sociedadit, që synon befasinë në Camp Nou, transmeton KTV.
Trajneri Ernesto Valverde, mund të bëjë rotacion në formacionin bazë edhe në këtë takim dhe të pushojë edhe disa prej yjeve të skuadrës pas angazhimit në Ligën e Kampionëve.
Nga ana tjetër, këtë do të mundohen ta shfrytëzojnë mysafirët, që synojnë pikët e plota për të mbajtur gjallë shpresat për një pozitë që siguron Evropën, në edicionin e ri.
Nga minuta e parë në këtë përballje mund të jetë edhe Adnan Januzaj, që aktivizohet te Sociedadi.
Ndeshja e parë e zhvilluar ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren e katalunasve, 2:1.
Edhe
Barça kërkon ta shfrytëzojë krizën e Realit
Ndeshje interesante do të luhet edhe në “Santiago Bernabeu”.
Real Madridi i Zinedine Zidanet, do të jetë nikoqir i Atletico Bilbaos.