Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fati zgjedh Brightonin

Ansu Fati - Barcelona

Sulmuesi Ansu Fati ka marrë vendim për të ardhmen e tij dhe ka vendosur që këtë edicion të luaj në Premier League. “Sky Sports” ka raportuar të enjten se Fati do të jetë pjesë e skuadrës së Brightonit dhe do të zyrtarizohet të premten.

Bëhet e ditur se Fati ka zgjedhur Brightonin para Tottenhamit pas bisedës personale që e ka pasur me trajnerin Roberto De Zerbi. Ai do të huazohet për një vit te Brightoni, ekip që në fund të edicionit do ta ketë opsionin e blerjes së tij. 20-vjeçari ka vendosur të largohet nga Barcelona për shkak të minutazhës së vogël dhe te Brightoni pritet të jetë përforcim i rëndësishëm për sulmin.

Fati ka kontratë me Barçën deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka tri paraqitje në La Liga, në të cilat është inkuadruar nga stoli.

Artikuj të ngjashëm