Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fati refuzoi klubet e mëdha për të qëndruar te Barcelona

Ansu Fati ka deklaruar se ka refuzuar disa klubet evropiane për të qëndruar te Barcelona.

Spanjolli nënshkroi kontratë me Barçën deri në vitin 2027 me klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh.

“Jam i lumtur që klubi ka besuar tek unë. Kam pasur oferta nga vende të tjera, por ëndrra ime ka qenë gjithmonë të rritem dhe të fitojë me Barçën”, ka thënë Fati.

Ndërkohë bëhet e ditur se Fati ka refuzuar Liverpoolin, Manchester Unitedin dhe PSG-në për të qëndruar te Barcelona.

18-vjeçari është rikthyer pas një lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushës për disa muaj. Ai ka shënuar dy gola në pesë ndeshje këtë sezon.

Artikuj të ngjashëm