Ansu Fati mund të transferohet te një skuadër e Premier Leagues së Anglisë për 50 milionë euro.
Kështu ka shkruar portali “goal” të dielën. Por emri i klubit anglez nuk është bërë i ditur. Barcelona ende duhet të shesë lojtarë në mënyrë që të regjistrojë lojtarët për edicionin e ri.
Trajneri Xavi Hernandez nuk e ka mohuar mundësinë e largimit të Ansu Fatit, 20-vjeçarit që realizoi 10 gola dhe katër asistime në edicionin e kaluar.