Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fati mund ta humbë sezonin me Barcelonën

Ansu Fati nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Barcelonës.

Sulmuesi i talentuar, vazhdon të jetë jashtë fushës shkaku i lëndimit që ka pësuar.

Në Spanjë bëjnë të ditur se Fati nuk do të luajë kundër Real Madridit apo Sevillas në La Liga dhe nuk dihet se kur do të rikuperohet.

Te Barcelona e shohin si sukses nëse Fati do të arrijë të luajë ndonjë ndeshje këtë sezon. Ata nuk janë duke u nxituar me rikuperimin e tij.

19-vjeçari u lëndua nëntor të vitit të kaluar duke pasur probleme me kofshën e këmbës së majtë.