Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ansu Fati lëndohet sërish

Ylli i Barcelonës, Ansu Fati, pritet të mungojë sërish për një kohë të pacaktuar.

Reprezentuesi i Spanjës ka pasur shumë lëndime në tri vjetët e fundit.

Pasi mungoi 11 muaj shkaku i operimit në gju, Fati u rikthye në fillim të edicionit 2021/22, por mungoi më pas edhe pesë muaj tjerë për shkak të një lëndimi muskulor.

Klubi ka konfirmuar se Fati ka marrë lëndim në gju të premten në stërvitje, pas disfatës 2:1 në Ligën e Evropës nga Manchester Unitedi.

Fati hyri në lojë në pjesën e dytë si zëvendësues.

Barcelona nuk ka treguar për sa kohë mund të mungojë ai, por Fati nuk do të udhëtojë në fundjavë për duelin ndaj Almerias.

Artikuj të ngjashëm