Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ansu Fati rikthehet në vitin 2022

Barcelona do ta bëj gjënë më të sigurt për rikthimin e Ansu Fatit.

Fati u kthye nga lëndimi i rëndë në gju më herët gjatë këtij edicioni, por më pas pësoi dëmtim muskulor.

Futbollisti i talentuar mungoi në pesë ndeshjet e fundit me Barcelonën, por skuadra “blaugrana” do ta presë atë edhe më shumë, të paktën deri në muajin janar.

Barça i ka edhe tri ndeshje deri në fund të këtij viti. Luan kundër Osasunas, Elches dhe Sevillas.

19-vjeçari Fati në edicionin e sivjetmë ka luajtur në tetë ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar katër gola e një asistim.

Artikuj të ngjashëm