Sport

Ansu Fati rikthehet në stërvitje

Ansu Fati po vazhdon rikuperimin nga lëndimi. Sulmuesi i Barcelonës i është bashkuar stërvitjeve të skuadrës spanjolle.

Por sulmuesi i talentuar spanjoll është duke stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit.

Fati sipas stafit mjekësor të klubit spanjoll mund të rikthehet në fund të muajit prill.

18-vjeçari u lëndua në ndeshjen ndaj Real Betisit me 6 nëntor të vitit të shkuar.

Fati në shtatë ndeshje në La Liga këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.