Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ansu Fati pritet të rikthehet në stërvitje muajin e ardhshëm

Ansu Fati është jashtë që nga nëntori i vitit të kaluar, shkaku i një lëndimi të pësuar.

Talenti i skuadrës së Barcelonës iu nënshtrua një operacioni në meniskun e brendshëm të gjurit të tij të majtë.

Sipas “Mundo Deportivo”, sulmuesi ishte planifikuar të rikthehej në fillim të muajit prill, por nuk pritet të ndodhë një gjë e tillë.

Ansu Fati nuk është ende në pikën për të qenë në gjendje të punojë në të vërtetë me topin në stërvitje të plota.

Rikthimi i tij në stërvitje me klubin katalonjas mund të ndodhë gjatë muajit prill.