Fanellat e skuadrës së Lillet që u përdorën të premten mbrëma në duelin kundër St. Etienne në kuadër të elitës së futbollit do të jenë në ankand deri ditën e dielë.
Paratë e mbledhura nga shitja e tyre do të dhurohen si donacion për fondacionin e skuadrës franceze për Ukrainën, në ndihmë të fëmijëve, grave dhe meshkujve të prekur nga kriza e pushtimit nga Rusia.
Fanella e Edon Zhegrovës kushton 139 euro.
Takimi mes Lillet dhe St. Etiennet që i takoi xhiros së 28-të të kampionatit francez, përfundoi pa gola, ndërsa Zhegrova u inkuadrua në lojë nga minuta e 61-të, duke zëvendësuar Hatem Ben Arfan.