Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille kujton një supergol të Zhegrovës kundër Angersit

Edon Zhegrova

Skuadra e Lillet nga ora 17:00 do të luajë në udhëtim te skuadra e Angersit, në kuadër të xhiros së 30-të të elitës së futbollit të Francës.

Te Lille sivjet paraqitje shumë të mira ka pasur Edon Zhegrova.

Zhegrova shkëlqeu në duelin e fundit ku për tre minuta shënoi dy gola dhe ia siguroi Lillet pikët e plota në fitoren ndaj Lorientit, 3:1.

Dhe pak para ndeshjes së sotme, Lille ka kujtuar një tjetër gol të bukur të Zhegrovës, që kishte shënuar ndaj Angersit në ndeshjen e parë të këtij sezoni që përfundoi 1:1.

Ai kishte realizuar me gjuajtje të fuqishme nga distanca në minutën e 74-t për barazimin e rezultatit.

“Rikthejmë kohën kur për herë të fundit luajtëm në Angers dhe Edon Zhegrova e bëri këtë”, ka shkruar Lille në Twitter.

Edhe Supergol i Zhegrovës Sport Supergol i Zhegrovës

Kujtojmë që Zhegrova nuk do të luajë në ndeshjen e sotme për shkak të një lëndimi.

Ai nuk ka udhëtuar fare me skuadrën.