Argjentina dhe Franca do të takohen të dielën në finalen e Kupës së Botës në Katar.
Që të dyja janë vlerësuar si dy prej skuadrave më të forta në këtë Botëror, dhe që të dyja kërkojnë lavdinë.
Messi synon që ta fitojë Botërorin e parë, ndërsa Mbappe me Francën, e kërkojnë të dytin rresht.
“Argjentina është në finalen e gjashtë të Kupës së Botës, ndërsa vetëm Gjermania me tetë finale prinë në këtë statistikë. Argjentinasit po e synojnë trofeun e tretë të Botërorit pas viteve 1978 dhe 1986, por në rast të disfatës, do të barazoheshin me Gjermaninë si shtetet me më së shumti finale të humbura, katër gjithsej. Franca ka arritur në finale të Kupës së Botës për herë të katërt që prej vitit 1998. Atë vit triumfoi, ndërsa në finale ishte edhe në vitin 2006, 2018 dhe tani. Katër vjet më parë triumfoi po ashtu në Rusi. ‘Les Bleus’, fitues në fuqi të Botërorit, po kërkojnë të bëhen shteti i tretë që e fiton dy herë rresht trofeun më të çmuar të Botërorit, pas Italisë në vitin 1934 dhe 1938, dhe Brazilit në vitin 1958 dhe 1962”, ka shkruar BBC-ja të enjten.