Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fabrika ndal punën për ta shikuar fitoren e Brazilit

Një fabrikë në Sao Paulo të Brazilit e ndaloi punën të enjten, në mënyrë që punëtorët të mund ta shikonin ndeshjen hapëse në Kupën e Botës mes Brazilit dhe Serbisë.

115 punëtorët u mblodhën se bashku për ta shikuar dhe përkrahur Brazilin, i cili triumfoi me rezultatin 2:0.

“Punëtorët në atë moment e bënë atë që donin, pra ta shikojnë ndeshjen e Brazilit. Të gjithë duan ta shikojnë Brazilit dhe për fabrikën tonë nuk ka kuptim që të mos ndalet që punëtorët ta shijojnë këtë moment. Futbolli ka magjinë e bashkimit të gjithëve dhe ishte diçka e mrekullueshme që festuam së bashku”, ka thënë mbikëqyrësi Joao Victor de Araujo.

Brazili që po synon ta fitojë Botërorin e parë në dy dekada, është i pamposhtur në 20 ndeshjet e fundit hapëse, ku ka regjistruar 17 fitore.