Brazili është i pamposhtur në ndeshjen hapëse të 20 edicioneve të Kupës së Botës, qëkur u mposht nga Spanja 3:1 në vitin 1934.
Brazili të enjten mposhti Serbinë 2:0, ndërsa dha paraqitje mbresëlënëse.
Nga ndeshjet hapëse të Botëroreve të zhvilluara deri tani, Brazili ka 17 fitore dhe tri barazime.