Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evropiani i karatesë: Gërvalla humb luftën e tretë, Shabani ndalet në luftën e parë

Albulena Gërvalla ka pësuar disfatë në raundin e tretë në Evropianin e karatesë që po mbahet në Gaziantep të Turqisë. Karateistja e kategorisë deri 55 kilogramë fitoi dy luftërat e para.

Në raundin e parë mposhti karateisten nga Letonia, Luize Marija Muizniece, ndërsa në të dytën garuesen nga Lituania, Gabriele Marozaite. Në luftën e tretë humbi nga karateistja italiane, Veronica Brunori.

Ndërkohë, Shpresim Shabani është ndalur në luftën e parë. Shabani në raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytën humbi nga karateisti belg, Youness Amar Haj Oualad. Karateisti Shabani është i kategorisë deri 67 kilogramë.

Gara individuale gjatë ditës do të kenë edhe Redona Gashi e kategorisë deri 50 kilogramë dhe Albinot Selmani i kategorisë deri 60 kilogramë.

Selmani përballë e ka karateistin nga Ukraina, Nikita Filipov. Karateistët e Kosovës do të kenë edhe gara ekipore.