Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evropiani dëshmon se xhudistët do të fitojnë të paktën pesë norma olimpike

Një medalje e artë, një e argjendtë dhe dy vende të shtata. Është ky bilanci i ekipit të vogël të Kosovës në kampionatin evropian të xhudos, që të shtunën përfundoi në Tel Aviv të Izraelit.

Është bilanc që është arritur pa pjesëmarrjen e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi dhe që jep shumë shpresë në prag të fillimit të kualifikimeve për Lojërat e ardhshme Olimpike, “Tokio 2020”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për “Rio 2016” xhudistet ishin të vetmet që fituan normë olimpike për Kosovën. Normë fituan Majlinda Kelmendi që më pas u shpall kampione olimpike dhe Nora Gjakova që për shkak të lëndimit u ndal në luftën e dytë.

Forma e shfaqur në Evropian, që ishte gara e fundit para se të nisin eliminatoret zyrtare, e bënë thuajse të sigurt dyfishimin e normave olimpike për Tokio. Por dyfishimi mund të mos jetë rezultat i kënaqshëm, në bazë të nivelit që po e shfaqin xhudistët e Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)