Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni siguron Mykolenkon

Skuadra e Evertonit ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, ukrainasit Vitaliy Mykolenko. Mediumet britanike kanë njoftuar të martën se Evertoni tashmë ka arritur marrëveshje me Dynamo Kievin për transferimin e Mykolenkos gjatë janarit.

Për kartonin e tij, Evertoni është pajtuar t’i paguajë ekipit ukrainas 20 milionë euro dëmshpërblim ndërsa Mykolenko pritet të firmos kontratë për katër vjet e gjysmë.

Mykolenko te Evertoni do ta zë vendin e francezit Lucas Digne, i cili do të largohet muajin tjetër pasi ka prishur raportet me trajnerin Rafael Benitez.

22-vjeçari Mykolenko prej vitit 2018 është reprezentues i Ukrainës kurse këtë sezon ka 21 ndeshje dhe tri asistime në të gjitha garat për Dynamo Kievin. Ai me ekipin ukrainas ka kontratë deri në verën e vitit 2025.