Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni shmang rënien nga Premier League

Evertoni e ka fituar ndeshjen e vështirë me Bournemouthin, dhe e ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit anglez edhe për një vit tjetër.

Evertoni fitoi me rezultatin 1:0 ndaj Bournemouthit, por mjaftueshëm për të vazhduar tutje edhe për një edicion tjetër. Abdoulaye Doucoure e shënoi golin e fitores në minutën e 57-të. Deri në fund të ndeshjes pati edhe të tjera mundësi shënimi nga të dyja skuadrat, por nuk pati më gola.

Me 36 pikë, Evertoni shmang rënien pasi zuri pozitën e 17-të.

Leicester City, Leeds United dhe Southamptoni në edicionin tjetër do të bëjnë gara në rangun e dytë të futbollit anglez. Pas përfundimit të ndeshjes pati festë të madhe, ndërsa tifozët pushtuan fushën për të festuar me lojtarët që ata përkrahin.

Artikuj të ngjashëm