Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni fiton, por vazhdon luftën për mbijetesë

Evertoni me shumë meritë ka fituar pikët e plota ndaj skuadrës së Leeds Unitedit.

Evertoni me këtë fitore mund të ndihet më rehat në luftën për mbetje në elitën e futbollit anglez, ndërsa Leedsi mbetet në pozitën e parafundit me 19 pikë.

“Toffees” të shtunën fituan me rezultatin 1:0 dhe tani kanë 21 pikë në 23 ndeshje të zhvilluara.

Golin e fitores në “Goodison Park”, në kuadër të xhiros së 24-t të Premier Leagues, e shënoi Seamus Coleman, në minutën e 64-t.