Skuadra e Evertonit ka shprehur interesim për dy futbollistë të Real Madridit, të cilët po synon t'i transferoj këtë verë. Mësohet se Evertoni po kërkon transferimin e mesfushorit Isco dhe atë të sulmuesit të krahut, Lucas Vazquez.
Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka punuar me dy futbollistët kur ishte pjesë e Realit dhe po insiston në transferimin e tyre pas përfundimit të këtij edicioni pasi i sheh si përforcime të duhura për sezonin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVazquez te Evertoni mund të transferohet si futbollist i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Realin që i skadon në qershor derisa Isco pritet të kushtojë rreth 30 milionë euro pasi ka kontratë deri vitin e ardhshëm.
Megjithatë, Evertoni ka konkurrencë për këta dy futbollistë për të cilët interesim kanë shprehur edhe Milani e Juventusi.