Pas Evertonit, edhe skuadra e Napolit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, spanjollit Lucas Vazquez ka shkruar të enjten “Todofichajes”.
Mësohet se Napoli po insiston në transferimin e Vazquezit, i cili në fund të këtij edicioni do të mbetet futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me Real Madridin. Vazquez ka refuzuar rinovimin e kontratës me klubin spanjoll duke paralajmëruar largimin në verë. Te Napoli, Vazquez shihet si përforcim i duhur për sulmin dhe ekipi italian tashmë ka gati kontratën katërvjeçare për sulmuesin 29-vjeçar. Vazquez këtë sezon ka dy gola e pesë asistime në 24 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm