Skuadra e Evertonit ka shprehur interesim për sulmuesin Joaquin Correa, i cili do të largohet nga Lazio gjatë kësaj vere, ka raportuar “Corriere dello Sport” të hënën. Correa 26-vjeçar ka kërkuar largimin nga Lazio, dhe Evertoni është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë euro për kartonin e tij. Correa në edicionin e shkuar nuk ka pasur hapësirë të madhe te Lazio dhe për këtë arsye po dëshiron që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.
Ai ka kontratë me Lazion deri në vitin 2024 kurse sezonin e fundit, ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gajshtë asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat. Correa para Lazios, karrierë në Evropë ka bërë edhe te Sevilla e Sampdoria. Ai ka edhe pesë paraqitje e dy gola të shënua r me Përfaqësuesen e Argjentinës.