Skuadra e Evertonit po insiston në transferimin e sulmuesit Joaquin Correa para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Mediumet italiane kanë shkruar të premten se Evertoni është në negociata me Lazion që për lirimin e argjentinasit po kërkon 40 milionë euro.
Correa ka kërkuar largimin nga ekipi italian dhe te Evertoni po shihet si përforcim i duhur për sulmin, pasi mund të luaj edhe në krah.
27-vjeçari është pjesë e Lazios prej vitit 2018 dhe me ekipin italian ka shënuar 30 gola e ka bërë 18 asistime në 117 ndeshje në të gjitha garat.