Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni merr tri pikë të rëndësishme në luftë për mbijetesë

Evertoni ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Leicesteri, të dielën me rezultatin 2:1.

Fitorja e Evertonit është me shumë peshë në luftë për mbijetesë. Ndeshja i ka takuar xhiros së 36-të në Premier League.

Vitali Mykolenko në minutë e gjashtë kaloi në avantazh Evertonin. Për Leicesterin barazoi Patson Daka në minutën e 11-të. Golin e tri pikëve për Evertonin e realizoi Mason Holgate në minutën e 30-të.

Me këtë fitore Evertoni renditet në pozitën e 16-të me 35 pikë, kurse ka një ndeshje më pak të luajtur. Leicesteri mbanë pozitën e 14-të me 42 pikë.