Ollie Watkins ka vazhduar formën e shkëlqyer në Premier League, ndërsa fitorja e Aston Villas 2:0 ndaj Evertonit, e dërgon skuadrën e “Toffees” sërish në zonën që dërgon një rang më poshtë në futbollin anglez.
Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së 25-të të Premier Leagues së Anglisë.
Watkins shënoi në minutën e 63-të të ndeshjes nga penalltia, ndërsa Emiliano Buendia në minutën e 81-të, vulosi rezultatin përfundimtar në “Goodison Park”.
Pas 24 ndeshjeve të luajtura, Aston Villa zë vendin e 11-të me 31 pikë.
Evertoni në pjesën e poshtme të tabelës ka 21 pikë.