Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni interesohet për Leminan

Skuadra e Evertonit ka shprehur interesim për mesfushorin Mario Lemina, i cili është pjesë e Southamptonit.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Evertoni tashmë ka kontaktuar Southamptonin në lidhje me Leminan, transmeton Koha Ditore.

Ky i fundit te Evertoni shihet si zëvendësim ideal për Idrissa Gueye që u transferua te PSG-ja për 30 milionë euro. Te Evertoni janë të gatshëm të ofrojnë rreth 20 milionë euro për shërbimet e Leminas, i cili ka kontratë me Southamptonin deri në vitin 2022.

25-vjeçari, edicionin e shkuar ka patur 21 paraqitje në Premier League. Ai është pjesë e Southamptonit prej vitit 2017 kurse karrierë ka bërë edhe te Juventusi, Marseille e Lorienti. Lemina ka edhe 15 paraqitje me Përfaqësuesen e Gabonit.