Arsenali dhe Manchester Unitedi po luftojnë për transaferimin e mesfushorit të Southamptonit, Mario Lemina, raporton "Daily Mail" të martën.
Ish-futbollisti i Juventusit nuk është grumbulluar me Southamptonin për të udhëtuar në kampin parasezonal në Austri, pasi u ka thënë zyrtarëve të klubit se dëshiron të largohet.
Trajneri i Southamptonit, Ralph Hassenhuttl është i interesuar të shes 25-vjeçarin këtë verë. Mesfushori defensiv Lemina stinorin e kaluar luajti në 23 ndeshje në të gjitha garat ndërsa shënoi një gol dhe asistoi një. Kontrata e tij me Southamptonin skadon në verën e vitit 2022.