West Ham Unitedi dhe Newcastle janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Gabonit, Mario Lemina, ka shkruar të premten “The Guardian”. Bëhet e ditur se dy ekipet angleze janë të gatshme të ofrojnë dësmhpërblim deri në dhjetë milionë euro për të siguruar shërbimet e Leminas. Mesfushori 27-vjeçar është në pronësi të Southamptonit, këtë edicion po luan i huazuar te skuadra e Fulhamit.
Lemina ka treguar paraqitje të mira te Fulhami që ka opsionin e blerjes së kartonit të tij por futja në garë e West Hamit e Newcastles ka komplikuar punën për ekipin nga Londra. Lemina këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë në 27 paraqitje për Fulhamin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Southamptonin deri në vitin e ardhshëm. Karrierë, Lemina ka bërë edhe te Galatasaray, Juventusi e Marseille.