Sulmuesi i krahut, Anwar El Ghazi, është përforcimi i dytë skuadrës së Evertonit në afatin kalimtar të janarit. Evertoni të enjten e ka zyrtarizuar transferimin e El Ghazit nga skuadra e Aston Villas.
Në fakt, Evertoni ka bërë të ditur se e ka huazuar holandezin 26-vjeçar deri në fund të këtij edicioni si dhe e ka opsionin e blerjes së kartonit të tij për 10 milionë funte.
“Jam shumë i emocionuar pasi Evertoni është një ekip i madh dhe me padurim pres të luajë me fanellën e këtij ekipi”, ka thënë El Ghazi.
Ai ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime në 12 paraqitje.
El Ghazi ka bërë karrierë edhe te Lille e Ajaxi kurse ka edhe dy ndeshje me Përfaqësuesen e Holandës.
Para El Ghazit, skuadra e Evertonit në fillim të këtij muaji ka transferuar edhe mbrojtësin e krahut të majtë, ukrainasin Vitalii Mykolenko.