Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eurobasketi shtyhet për vitin 2022

Kampionati Evropian i basketbollit nuk do të mbahet vitin e ardhshëm, ashtu si ishte planifikuar.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) të enjten ka mbajtur një videokonferencë dhe ka vendosur që “Eurobasket 2021” të mbahet në vitin 2022.

Te shtyrja e Eurobasketit për një vit ka ardhur si rrjedhojë e shtyrjes së Lojërave Olimpike për vitin e ardhshëm, raporton Koha.net.

Kjo ka bërë që të shtyhen edhe turnetë kualifikues olimpik në basketboll, që do të luhen prej 22 qershorit deri më 4 korrik të vitit të ardhshëm. Ndërkohë “Eurobasket 2021” do të mbahet prej 1 deri më 18 shtator të vitit 2022.

Të mërkurën FIBA Evropa vendosi të anulojë 16 kampionate evropiane të kategorive të reja, që është dashur të mbahen në verë. Njëri prej këtyre kampionateve, ai i grupmoshës U-16, Divizioni C, është dashur të organizohej në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm