Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Etrit Berisha mund të luajë nga minuta e parë te Torino

Etrit Berisha mund të luajë ndeshjen e tij të parë me fanellën e Torinos në Serie A. Portieri shqiptar pritet të jetë titullar në ndeshjen ndaj Bolognas, që zhvillohet të dielën.

Portieri i parë i Torinos, Vanja Milinkoviq-Saviq do të mungojë shkaku i lëndimit. Berisha që është portieri i dytë te Torino, do ta ketë rastin të paraqitet në Serie A për herë të parë këtë sezon. Ai ka vetëm një ndeshje në kupën e Italisë.

Për herë të fundit në Serie A, Berisha u paraqit me tetë mars të vitit 2020 me fanellën e Spallit.