Trajneri i Tottenhamit, Nuno Espirito Santo, është shprehur tejet i kënaqur me qëndrimin e Harry Kanet te skuadra e Tottenhamit.
“Lajm i mire. Lajm fantastik”, tha ai. “Mendoj se që prej se Harry na u bashkua, ka punuar dhe këtë e vlerësojmë ne. Qëndrimi i tij në stërvitje ka qenë i shkëlqyer”, ka shtuar tutje tekniku portugez i Tottenhamit.
Kane, theksoi ai, është “100 përqind i fokusuar” te Tottenhami, pasi njoftoi se nuk do t’i bashkohet Manchester Cityt këtë verë.
“Ka përfunduar, Harry do të qëndroj me ne. Ai është opsion për të enjten. Është lajm i mirë për të gjithë. Jemi shumë të lumtur sepse ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë. I kënaqur që e kemi edhe një opsion për sezonin para nesh”, përfundoi Nuno Epirito Santo.