Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Espirito do të mbetet te Tottenhami

Tottenhami ka hedhur poshtë pretendimet se trajneri Nuno Espirito Santo mund të shkarkohet nga klubi nëse nuk arrin të përmbushë një objektiv kyç këtë sezon.

Drejtuesit e klubit londinez kanë bërë të ditur se e mbështesin trajnerin pavarësisht rezultateve të arritura këtë sezon.

Trajneri portugez është përfolur se mund të shkarkohet pas rezultateve të dobëta në edicionin e ri në Premier League.

47-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2023.