Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ernest Muçi trasferohet te Legia Varshavës 

Talenti i KF Tiranës, Ernest Muçi, nga tash e tutje do ta vesh fanellën e skuadrës së Legia Varshavës. 

Klubi shqiptar përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se 20-vjeçari do të jetë pjesë e Legia Varshavës nga kjo javë. 

19 herë kampionët e Polonisë kanë ofruar 500 mijë euro për blerjen e sulmuesit shqiptar, derisa Tirana do të përfitojë edhe 10 për qind nga shitja e lojtarit në të ardhmen. 

Në kontratë gjithashtu janë të përfshira disa bonuse, që nuk janë bërë publike nga asnjëra palë.