Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erion Zabeli u bashkohet të rinjve të Kosovës

Erion Zabeli do të jetë pjesë e kampit katërditor të Kosovës U19, ka njoftuar klubi anglez i Zabelit, Oxford United.

Mbrojtësi 18-vjeçar i lindur në Londër luajti dy ndeshje kundër Kosovës në mars të këtij viti.

Ai përfaqësoi Shqipërinë U19.

Kundër Kosovës i luajti edhe dy ndeshje në qershorin e vitit të kaluar.

Përfaqësuesen U19 të Kosovës e drejton, Ramiz Krasniqi.