Christian Eriksen dhe Tottenham Hotspur, kanë nisur tash e sa muaj bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Por, bisedimet janë bllokuar pasi mesfushori danez, dëshiron pagë të barabartë me yllin anglez Harry Kane, transmeton KTV.
26-vjeçari thuhet se dëshiron pagë prej 300 mijë funteve në javë për të vazhduar kontratën me londinezët.
Eriksen me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin 2020.