Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni do të luajë sërish futboll, por jo në Itali

Christian Eriksen po e mendon seriozisht rikthimin në fushën e futbollit në fund të këtij edicioni, vetëm disa muaj pasi pësoi sulm në zemër në ndeshjen hapëse të Danimarkës në “Euro 2020” kundër Finlandës.

Ai ka kryer shumë teste të thella mjekësore dhe besohet se ai do të kthehet në fushë sërish, por jo me fanellën e Interit. Arsyeja kryesore është se rregullat e futbollit italian ua ndalojnë sportistëve të luajnë nëse kanë pasur sulm në zemër më herët.

“Erikseni është i vendosur të luajë futboll sërish dhe rezultatet e fundit janë pozitive për të. Për fat të keq, ai nuk ka shans të luajë më në Itali për shkak të rregullave në vendin tonë”, është thënë në një komunikatë nga klubi i Interit.

Ish-klubi i tij, Ajaxi, ka shprehur interesim që ta rikthejë në skuadër Eriksenin. Holanda nuk i ka të njëjtat rregulla si Italia.