Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni viziton një specialist në Danimarkë

Christian Eriksen është duke e monitoruar gjendjen e zemrës së tij dhe mund të kthehet në fushën e gjelbër në sezonin tjetër, por jo tek Interi.

Pesë muaj më parë, karriera dhe jeta e Eriksenit mori kthesë të madhe pasi kolapsoi në fushë gjatë sulmit në zemër që e pësoi në ndeshjen Danimarka-Finlanda.

Ai u kthye në jetë gjatë kohës në fushë dhe u stabilizua në spital.

Rregullat në Itali nuk e lejojnë që ai të luajë në futboll, por mund të luajë diku tjetër.

Erikseni madje nuk lejohet as të ushtrojë në palestër pa e marrë dritën e gjelbër nga mjekët.

Të gjitha kontrollimet mjekësore që ai i ka bërë deri tani nuk kanë nënvizuar ndonjë problem të madh në zemër.

Edhe Erikseni do të luajë sërish futboll, por jo në Itali Sport Erikseni do të luajë sërish futboll, por jo në Itali

Paga e tij tek Interi mbulohet nga sigurimi shëndetësor i FIFA-s.

Ajaxi ose Odense mund të jenë destinacioni i radhës për mesfushorin danez.