Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ende nuk ka marrëveshje ndërmjet Dybalas dhe Juventusit

Paolo Dybala dhe Juventusi ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të nënshkruar kontratën e re.

“TuttoSport” shkruan se dëshira për të firmosur kontratën e re është e të dyja palëve, por problemi mbetet paga e lojtarit.

Madje, është raportuar ditë më parë se marrëveshja e re do të jetë deri në vitin 2025.

Dybala po kërkon 10 milionë euro në sezon, kurse Juventusi i ka ofruar vetëm 8 milionë.

Menaxheri i Dybalas ende është në Torino dhe po kërkon të mbyll sa më shpejt këtë çështje.

Nëse Dybala nuk nënshkruan kontratë të re, në verën e vitit 2022 do të jetë lojtar i lirë.