Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të Muriqit

Perfaqesuesja e Kosoves

Sulmuesi Vedat Muriqi pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Izraelit, por te Kosova ende nuk e kanë konstatuar shkallën e këtij lëndimi. Kosova, të dielën mbrëma triumfoi 1:0 ndaj Izraelit në kuadër të Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.

Muriqi, i cili ishte kapiten i Kosovës kundër Izraelit, u detyrua të zëvendësohet në minutën e 66-të. Ai asistoi në golin e fitores, të cilin e shënoi Milot Rashica në pjesën e parë.

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë se ende nuk kanë një diagnozë të saktë për Muriqin, pasi stafi mjekësor po merret me sulmuesin e Mallorcas. “Stafi mjekësor po merret me lëndimin e tij dhe akoma nuk dihet saktë se sa është serioz”, ka thënë Sahiti shkurt për KOHËN.

Artikuj të ngjashëm