Futbollisti i Juventusit i është nënshtruar intervenimit kirurgjik.
Emre Can pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një muaj, pasi është dashur të operohet.
Sipas Calciomercato, Can ka udhëtuar drejt Frankfurtit ku edhe i është nënshtruar intervenimit kirurgjik, për të larguar gjëndrat tiroide.
Kësisoj, reprezentuesi gjerman do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Juventusit ndaj skuadrave si, Cagliari, Manchester United, Milan, SPAL, Valencia me shumë mundësi ndaj Fiorentinës.