Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Elneny vazhdon kontratën me Arsenalin

Mohamed Elneny ka vazhduar kontratën me Arsenalin deri në qershor të vitit 2024. Ai është më së gjati në skuadër prej lojtarëve aktualë të Arsenalit.

Elneny pjesë e klubit londinez është prej vitit 2016, kur u transferua nga Baseli zviceran.

Egjiptiani ka bërë 155 paraqitje duke shënuar gjashtë gola, ndërsa ka kontribuar edhe me dhjetë asistime në shtatë vjet qëndrim te klubi anglez.

Reprezentuesi i Egjiptit më herët ka luajtur edhe te Beshiktashi. 30-vjeçari luan kryesisht si mesfushor defanziv.