Napoli ka njoftuar se Eljif Elmas është shëruar nga koronavirusi dhe do të udhëtojë në Itali menjëherë.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ishte një nga gjashtë lojtarët e Napolit që dolën pozitivë me Covid-19 në javët e fundit.
22-vjeçari doli pozitiv në Maqedoni dhe nuk arriti që të kthehej në Itali pas Krishtlindjeve. Megjithatë, testi i tij i fundit pati përgjigje negative dhe tani i lejohet rikthimi.
Napoli duhet të luajë kundër Juventusit në “Allianz Stadium” të enjten, por autoritetet shëndetësore lokale mund ta bllokojnë udhëtimin e napolitanëve për shkak të përhapjes së koronavirusit në ekip.
Kevin Malcuit, Mario Rui dhe trajneri Luciano Spalletti, dolën të infektuar të martën.
Artikuj të ngjashëm