Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eliminim dramatik i Egnatias

Egnatia ka luajtur ndeshje dramatike me Araratin e Armenisë, por nuk ka vazhduar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Egnatia e Rrogozhinës u mposht me penallti nga Ararati. Ndeshja u luajt të enjten në Elbasan.

Mysafirët nga Armenia i realizuan të gjitha katër penalltitë. Ndërkohë lojtarët e Egnatias i konkretizuan dy, ndërsa dy u ndalën nga portieri i Araratit. Ndeshja gjatë kohës së rregullt përfundoi 2:2, njëjtë si ndeshja në Armeni.

Ndërkohë në vazhdime të dy skuadrat shënuan edhe nga dy gola. Rezultati 4:4 bëri që të ekzekutohen penalltitë, ku Ararati fitoi 4:2. Egnatia, që debutoi në gara evropiane, kaloi në epërsi në minutën e katërt.

Më pas kaloi në epërsi 2:1 në minutën e 36-të e 3:2 në minutën e 108-të. Rezultatin në 4:4 e barazoi në minutën e 124-t. Ganezi Raphael Dwamena shënoi golat në kohën shtesë, por që nuk mjaftuan.

Artikuj të ngjashëm