Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Egnatia debuton me rezultat pozitiv në garat evropiane

Egnatia e Rrogozhinës ka debutuar me barazim në garat e organizuara nga UEFA.

Fituesja e Kupës së Shqipërisë të enjten gjatë ditës barazoi me skuadrën armene, Ararat, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Egnatia barazoi në udhëtim me rezultatin 1:1, në ndeshjen që u zhvillua në “Academy Stadium” të Yerevanit.

Për vendësit shënoi mesfushori brazilian, Alemao, në minutën e 36-të.

e barazimit e realizoi sulmuesi Raphael Dwamena, në minutën e shtatë të kohës shtesë.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave në “Elbasan Arena”.