Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

El Shaarawy, lehtë mund të kalojë në Torino

Torino është duke menduar që t’i bëj ofertë Romës për egjiptianin me pasaportë italiane, Stephan El Shaarawyn.

El Shaarawy këtë edicion është paraqitur shumë pak në fushën e gjelbër nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalleti, duke u paraqitur si titullar në vetëm 13 takime, transmeton Koha.net.

Këto dy klube kanë marrëdhënie të mira, madje nga Roma në Torino kanë kaluar edhe Iago Falque e lojtarë tjerë të talentuar. “Calciomeracto.com” raporton se Torino gjatë verës do të bëj ofertë prej 10 deri në 12 milionë euro për sulmuesin e krahut, që do të ishte ndihmesë e madhe për kampionatin e ardhshëm.