Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipi i LeBronit triumfon në ndeshjen e Yjeve të NBA-së

Ekipi i LeBron James ka mposhtur me rezultat 170:150 Ekipin e Durantit, në spektaklin e ndeshjes së Yjeve në NBA mbrëmjen e djeshme.

Ekipi i LeBronit ishte favorit për ta fituar këtë ndeshje dhe ia doli ta bëjë falë 35 pikëve të Giannis Antetokounmpo, greku që u zgjodh edhe si MVP-ja i mbrëmjes.

Pas tij, përformancë brilante patën edhe Damien Lillard me 32 pikë e Stephen Curry me 28 sosh, të dy pjesë e Ekipit të LeBronit.

Te Ekipi i Durantit u dalluan Bradley Beal me 26 pikë e Kyrie Irving me 24 pikë.

Ndërkohë, Domantas Sabonis fitoi garën e shkathtësive, duke mposhtur në finale Nikola Vucevic.

Edhe Spektakël i Curryt në ndeshjen e yjeve të NBA-së Sport Spektakël i Curryt në ndeshjen e yjeve të NBA-së

Steph Curry fitoi garën për tre pikë, duke lënë pas Mike Conley.

Anfernee Simons ftoi garën për ngulitjen më të mirë.